Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 03:52

​FFK organizon kursin e tretë të edukimit Grassroots për trajnere

Prishtinë | 12/06/2019 13:12

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e tretë të Edukimit Grassroots në veçanti për femra.

Kursi do të zgjasë 5 ditë të plota kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:01-05 Korrik 2019

Kursi do të përfshijë këto tema:– Njohja bazike e futbollit– Trajning&lojëra me fëmijë të moshës 5-10 vjet,– Trajning për të rinj U11-U16, etj.

Kursi është i dizajnuar për trajneret femra të cilat nuk e kanë marrë deri më tani licencë për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit, si dhe për të gjitha ato që janë të interesuara të fillojnë me punën e trajneres, kryesisht me fëmijët. Kursi kërkon pjesëmarrje në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.

Pas përfundimit trajneret do të marrin FFK Grassroots Coach Certificate (UEFA Leaders Certificate).Kursi është pa pagesë.

Trajneret e interesuara janë të obliguara të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e tyre deri më 26.05.2019 te:Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)[email protected] Fazlija (Coaching Educational Officer)[email protected]

Në total 24 do të jetë numri i të pranuarave në kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress