Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 12:01

​FBK dhe Autizmi Flet ndihmojnë fëmijët me autizëm

Prishtinë | 23/04/2019 12:40

FBK dhe “Autizmi Flet” për herë të parë do ta organizojnë një aktivitet kushtuar fëmijëve me autizëm, me ç’rast do të zhvillohet ndeshja e basketbollit ndërmjet Kosova U16 dhe shkollës “Don Bosko”.

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku në një konferencë për media u shpreh e lumtur me faktin se si Federatë do të ndihmojnë fëmijët e prekur me këtë sindromë, duke premtuar aktivitete të ngjashme edhe në të ardhme.

Drejtoresha e organizatës “Autizmi Flet” Violeta Hyseni u shpreh se ky organizim bëhet në nder te muajit të autizimit. Sipas saj këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për fëmijët me autizëm dhe se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen e këtyre fëmijëve.     

Bileta për hyrje në këtë organizim do të kushtojë 1 euro dhe të hollat e grumbulluara do të ndahen për fëmijët me autizëm.

Ndeshja zhvillohet më 27 prill në ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa përkrahet nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe Qendra Social-Edukative "Don Bosko" – Prishtinë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress