Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:15

​Fabinho: Më pëlqejnë opsionet e sulmit

| 20/09/2019 14:59

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho është duke u kënaqur me sulmuesit e klubit.

Braziliani ka për detyrë t’i fillojë aksionet për “Reds”, ku tha se është i lumtur me punën që po e bën.

Pasimet e tij për Salah ose Mane bëjnë që shumicën e rasteve kundër-aksioni të jetë i rrezikshëm.

Ai tha se i pëlqejnë opsionet që janë në sulm, transmeton KosovaPress.

“Mundohem të kuptohem me ta për ta pasuar topin. Me lojtarët që kemi në sulm kemi mundësi të ndryshme, sidomos kemi Firminon që krijon aksione. Me kualitetin e sulmuesve e dimë ku duhet ta pasojë topin, andaj më pëlqen të luaj në sulm. Kemi shumë situata në të cilën nuk duhet t’i shikojmë ku janë lojtarët. Pasi njohim njëri-tjetrin dhe bëhemi më familjar”, deklaroi ai.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress