Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.01.2018 04:17

​Evertoni konfirmon interesimin për Walcott

| 12/01/2018 18:54

Sulmuesi anglez pritet të largohet nga Arsenali. Theo Walcott nuk është më në planet e Arsene Wenger dhe gjatë janarit ai do të transferohet në një skuadër tjetër.

Për anglezin është duke u interesuar Evertoni dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i kësaj skuadre, Sam Allardyce, transmeton KosovaPress.

“Do të isha i lumtur po të mund ta shihja Walcottin këtu”, ka thënë Allardyce për gazetarët.

“Për ne do të ishte shumë i nevojshëm transferimi i tij”.

“Janë disa arsye pse ne po interesohemi për Walcott: cilësitë e tij para golit, shpejtësia dhe përvoja që ka. Ai po ashtu di të dhurojë asistime”.

“Nëse do të jetë e mundshme do të gëzohesha po ta shihja këtu. Ende nuk ka asgjë konkrete, por negociatat po vazhdojnë”, ka theksuar ai.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress