Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:12

​Eto’o: E respektoj Maradonën, por Ronaldo, Messi e Cristiano shenjuan futbollin modern

Torino | 09/10/2019 08:37

Ish-sulmuesi Samuel Eto’o ka shprehur mendimin e tij në lidhje me debatin e hapur kohët e fundit rreth futbollistëve më të mëdhenj në botë.

Teksa është tërhequr nga futbolli i luajtur, Eto’o ka folur me admirim për Diego Maradonën, por ai beson se Ronaldo Nazario, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë pasur një impakt më të madh në sportin e futbollit.

“Kam respekt të madh për Diego Maradonën, por futbollistët të cilët kanë shenjuar futbollin modern janë Ronaldo, Messi dhe Cristiano”, është shprehur ai për “La Gazzetta dello Sport”. /atsh

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress