Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 05:02

​KEK-u transferon sulmuesin e Llapit

Prishtinë | 14/01/2020 16:15

Sulmuesi veteran Enis Zabërgja është transferuar në KF KEK-u.

Zabërxha sot është prezantuar te klubi nga qyteti i Obiliqit, i cili bën gara në rangun e dytë të elitës tonë.

Ai është prezantuar në ambienetet e klubit.

Ish sulmuesi i KF Vushtrrisë dhe shumë klubeve kosovare në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e KF Llapit.

Më poshtë statusi i plotë i KF KEK-u:

FC KEK-u ka transferuar super-Enis Zabërgjën nga Llapi. Ne si klub i dëshirojmë suksese”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Ndryshe, Zabërgja te Llapi kaloi në verën e kaluar, ku shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.

Më parë, ai ka luajtur te skuadrat si Hysi, Hajvalia, Trepça dhe Drenica.



Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress