Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 04:08

​Emery: Do të bëjmë diçka speciale këtë vit

| 21/10/2019 16:25

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, beson që janë në rrugën e duhur për të fituar ndonjë trofe këtë sezon.

Arsenali këtë sezon është në formë të mirë pasi është në vendin e pestë me 15 pikë, ndërsa sot do të ndeshet me Sheffield United.

Tekniku spanjoll ka thënë se bisedon me të gjithë lojtarët çdo ditë, andaj janë në rrugë të mbarë dhe beson do të bëjnë diçka speciale këtë vit, transmeton KosovaPress.

“Flas çdo ditë me Raul, Edu dhe lojtarët. Puna jonë është më e rëndësishme se fjalët dhe jam shumë i lumtur në klub. Jam shumë i lumtur me lojtarët gjithashtu. Në katër javët e fundit, çdo lojtarë ka punuar mirë. Kjo është pozitive dhe besojmë që mund të arrijmë ndonjë gjë speciale këtë vit”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Arsenali sot do të pres në “Emirates Stadium” Sheffield United, ndeshje që zhvillohet në ora 21:00.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress