Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Ekskluzive: Edhe Shaqiri, Xhaka, Tarashaj e Januzaj do t’i bashkohen Kosovës

Prishtinë | 16/08/2016 19:25

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës, Herlolind Shalës, Sinan Bytyqit që tashmë kanë konfirmuar ardhjen e tyre në përfaqësuesen e Kosovës, tani radhën e kanë yjet e mëdhenj të Kosovës.

Yjet e Zvicrës Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Shani Tarashaj, e Adnan Januzaj i Sunderlandit duket se do te jenë futbollistët e radhës që do t’i thonë Po Kosovës.

Një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), në kushte anonime i ka thënë KosovaPress-it së Shaqiri, Xhaka, Tarshaj e Januzaj do ta pranojnë ftesën e Kosovës.

Sipas këtij burimi, përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Albert Bunajki fundjavën që lamë prapa, ka kontaktuar më futbollistët në fjalë. Ky burim beson se brenda pak ditësh këta lojtarë do të pranojnë ftesën e Kosovës.

“Në fundjavën që shkoi Bunjaki ka zhvilluar bisedime me lojtarët që luajnë në Angli, Xherdan Shaqirin (Stoke City), Granit Xhaka (Arsenal), Adnan Januzaj (Sunderland), por Bunjaki ka kontaktuar edhe Shani Tarashajn. Ekziston një optimizëm i madh së këta lojtarë do t’i përgjigjën pozitivisht ftesës së Kosovës”, ka thënë zyrtari i FFK për KosovaPress.

“FFK dhe përzgjedhësi Bunajki janë duke punuar intensivisht që t’i bindin këta lojtarë që të luajnë për Kosovën në prag të ndeshjes së parë kualifikuese që përfaqësuesja jonë e luan më 5 shtator kundër Finlandës”.

“Besoj se brenda pak ditësh yjet që ne i duam do të pranojnë ftesën e Kosovës. Koha është shumë e shkurtër para lojës së parë, dhe ne shpresojmë së shumë shpejtë do të vijnë lajme të mira nga Anglia”, ka theksuar zyrtari i FFK-së.

 Ai është i bindur se Kosova më kohë do të jetë e gatshme për sfidat e Kupës së Botës, dhe sipas tij, Kosova do të ketë prezantim dinjitoz në arenën ndërkombëtare. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress