Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:22

​Edhe Tottenham në garë për Cengiz Under

Prishtinë | 06/12/2018 14:26

Interesim i madh nga Premier Liga për talentin turk.

Cengiz Under cilësohet si një prej futbollistëve më të talentuar në Serie A, duke u shndërruar në objektivin e shumë klubeve të mëdha.

Veçanërisht në Premier Ligë janë të vendosur për ta rrëmbyer nga Roma, me një derbi në mes Tottenhamit dhe Arsenalit.

Duket se Spurs janë në avantazh, pasi i ofrojnë më shumë siguri për t’u aktivizuar sulmuesit turk, ndërsa për klubin italian është gati një ofertë deri 40 milionë euro.

Vështirë që Roma ta lejojë largimin e Under në afatin kalimtar të dimrit dhe duke pritur që të rritet edhe më shumë çmimi i tij do të pranojë të diskutojë për lojtarin në përfundim të stinorit. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress