Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 12:19

​Edhe Guardiola kritikon kalendarin e ngjeshur në Angli

| 03/01/2018 12:15

Manchester City ka triumfuar mbrëmë ndaj Watfordit 3:1.

Barazimi me Crystal Palace nuk ka lënë shenjë te Manchester City që është kthyer menjëherë te fitorja.

Por ato që shqetësojnë më shumë trajnerin Pep Guardiola janë lëndimet e lojtarëve dhe për këtë ai i lë fajin kalendarit shumë të ngjeshur në Premier Ligë, në periudhën e festave të fundvitit, transmeton KosovaPress.

“E dimë se është traditë, por kalendari nuk i mbron futbollistët. Ishte hera e parë që lamë pikë pas shumë kohësh, ndërsa ndaj Watfordit reaguam mirë, skuadra arriti të shënonte tre gola”, ka theksuar Pep.

“Ne po i vrasim futbollistët. E di që spektakli duhet të vazhdojë, por kjo s’është normale. Bëjnë shumë kontrolle antidoping, por duhet të kontrollojnë kalendarin”.

“Jemi të gjithë pjesë e këtij biznesi, falë futbollistëve. Nuk mund të luhet çdo dy ditë, sepse futbolli nuk është si basketbolli apo tenisi. Këtu kërkohet më shumë kohë për të kthyer formën fizike”, ka shtuar ai. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress