Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 12:01

​E konfirmon drejtori i Atleticos: Griezmann te Barcelona punë e kryer

Barcelonë | 13/06/2019 12:36

Sulmuesi francez shumë shpejt pritet t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës.

Antoine Griezmann do të transferohet tek Barcelona në afatin kalimtar veror, pasi javë më parë kishte njoftuar largimin nga Atletico Madridi.

Lajmin se Griezmann do të transferohet në Camp Nou, e konfirmon edhe drejtori ekzekutiv i Atleticos, Gil Mardin.

“Që nga muaji mars e kam ditur se ku do të luajë Griezmann. Ai po shkon te Barcelona”, ka thënë Marin për Movistar.

28-vjeçari ka qenë prej vitesh objektiv i katalanasve, por këtë vit vendosi të largohej. Sipas raportimeve marrëveshja do kryhet me datë 1 korrik.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress