Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:48

​E kërkonte Milani, por Herrera preferon Lyonin

Lion | 12/02/2019 13:54

Mesfushori meksikan do të largohet nga Porto gjatë verës.

Hector Herrera është një nga lojtarët që pëlqehet nga shumë klube evropiane.

Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të sezonit me Porton dhe skuadrat e interesuara për të janë të shumta.

Interesim të madh ka shfaqur Milan, por edhe Arsenali e dëshiron si zëvendësues të Aaron Ramsey.

Së fundmi, në garë ka hyrë edhe ekipi francez Lyon. Këta të fundit madje duket sikur kanë arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin.

Diçka të tillë ka lënë të nënkuptohet vetë presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, i cili ka shkruar edhe në Twitter.

“Herrera dhe familja e tij dëshirojnë të vijnë në Lyon dhe unë kam besim te fjala e mesfushorit”.

Për momentin, duket se Lyon ka fituar garën me ekipet e tjera për të siguruar mesfushorin, megjithatë duhet të presim ende për të mësuar destinacionin e 28-vjeçarit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress