Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 13.11.2018 06:42

​​E kërkon Reali, ja si përgjigjet Pochettino

Prishtinë | 08/11/2018 23:22

Real Madridi insiston të nënshkruajë me trajnerin e Tottenhamit.

Mauricio Pochettino është i koncentruar te skuadra e tij aktuale Tottenham dhe përkundër ofertës së Real Madridit ai dëshiron të vazhdojë me ekipin nga Londra.

Klubi madrilen është i gatshëm t’i paguajë atij 18 milionë euro, por argjentinasi është i lumtur tek Spurs.

“Jam i fokusuar vetëm tek puna ime me Tottenhamin”, ka thënë Pochettino.

“Çdo ditë ka spekulime rreth së ardhmes sime. Por të gjitha ato që fliten nuk janë të vërteta”.

“Dua t’ua bëj të qartë të gjithëve se mua më intereson vetëm Tottenhami dhe jam përgjegjës ndaj ekipit dhe tifozëve për punën që bëj”, ka theksuar argjentinasi./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress