Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 19.11.2019 02:19

​E goditi me këmbë fanellën e Kombëtares, Ylber Ramadani kërkon falje

Tiranë | 13/06/2019 12:51

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka sqaruar situatën e cila ka hapur polemika mes tifozëve.

Ylber Ramadani realizoi një gol të bukur në minutat e fundit të takimit ndaj Moldavisë të cilin Shqipëria e fitoi 2-0.

Gjatë festës së golit ai nuk kontrolloi emocionet duke hequr fillimisht fanellën e më pas edhe e goditi atë me këmbë.

Ky gjest i Ramadanit është përfolur shumë në mesin e tifozëve, të cilët e kanë kritikuar lojtarin.

Por ai ka zgjedhur rrjetin social Instagram, për të sqaruar këtë situatë dhe njëherësh u ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre që janë ndjerë të ofenduar.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress