Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.08.2019 06:18

​Dybala mbetet në Juventus

Torino | 22/04/2019 18:44

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala duket se do të veshë fanellën e kampionit italian edhe sezonin e ardhshëm.

Fundjavën e kaluar, Juventusi siguroi titullin e tetë radhazi dhe argjentinasi ishte shumë në hijen e Cristiano Ronaldos këtë sezon, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, drejtori sportiv i ‘Zonës së Vjetër’, Fabio Paratici, tha se pret që Dybala të mbetet  pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht ofertave nga klubet e tjera.

"Sigurisht, Dybala do të qëndrojë. Ai është një futbollist i Juventusit dhe është e qartë se do të jetë akoma lojtari ynë", tha Paratici për mediat italiane.

Interesim për Dybala kanë shfaqur Interi dhe Manchester United.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress