Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:47

​Dy ndeshje, dy fitore për Arsenalin

Prishtinë | 17/08/2019 15:25

Arsenali e ka nisur si më së mirë edicionin e ri në Premier Ligën Angleze.

Pas fitores të shënuar javën e kaluar në udhëtim tek Newcaslte, topçinjtë kanë shënuar fitoren e radhës ndaj Burnleyt me rezultat 2:1.

Arsenali ishte skuadra që kaloi e para në epërsi qysh në minutën e 13-të, kur Lacazette shënoi pas një harkimi të Ceballos.

Mysafirët befasuan vendasit kur në minutën e 43-të shënuan golin e barazimit me anë të Barnes.

Ndërkaq goli i cili vendosi gjithçka ishte ai i minutës së 64-të, ku sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang arriti ta mposhtë gardianin e Burnleyt me një goditje tejet të fortë.

Në vazhdim mysafirët u munduan ta shënonin ta paktën golin e barazimit, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kështu Arsenali mori 3pikëshin e dytë radazhi këtë edicion./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress