Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:39

​Dy gola të Aguero - City ia del lehtë kundër Burnemouth

Mançester | 25/08/2019 17:55

Manchester City ka mposhtur Bournemouth si mysafir në raundin e tretë të Premierë Ligës me rezultat 3:1.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiola kanë arritur triumfin e tyre të dytë të sezonit dhe zënë vendin e dytë në renditje me shtatë pikë nga tri ndeshje.

Sergio Aguero shënoi dy gola në minutat 15 dhe 64, derisa golin e tretë për City e shënoi Sterling në minutën 43.

Vendësit arritën të shënojnë golin e vetëm në takim përmes Wilson në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë.

Në tabelë prin Liverpool, i cili mbrëmë mposhti Arsenalin 3:1, me gjithsej 9 pikë, transmeton KosovaPress.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress