Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.10.2019 11:38

​Duhej të ishte Zidane i ri, lëndimet e dërgojnë para kohe në pension

Paris | 11/07/2019 17:55

Mesfushori francez Yoann Gourcuff është shumë pranë daljes në pension, shkruajnë mediat franceze, duke vënë theksin në mungesën e një marrëveshje që kur ai u largua nga Dijoni në janar.

Tani është 33-vjeç dhe e përditshmja franceze Ouest-France shkruan se futbollisti i cili së fundmi u martua me Karina Ferri, mund të largohet së shpejti.

Kur ai filloi karrierën në Rennes, u njoftua si pasardhës i Zinedine Zidane, duke shkruar rreth tij si "i zgjedhur". Ai shkoi nga Rennes te Milani ku nuk mundi të hyjë në një brez të madh të udhëhequr nga Carlo Ancelotti.

Milan e shiti më vonë në Bordeaux ku ai ishte lojtari kryesor në fitoren e titullit dhe duke i dhënë fund dominimit shtatëvjeçar të Lyonit në Francë. Megjithatë, pas sezonit të madh, ai kaloi për 22 milionë euro në Lyon, ku pësoi lëndime gjatë ndeshjeve kamponale, të cilat ndikuan që karriera e tij të marrë fund.

Pas karrierës së Lyonit, ai u përpoq të ringjallej në Rennes dhe Dijon, por dështoi, dhe tani mediat franceze pohojnë se ai do të pensionohet.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress