Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Drogba paralajmëron pensionimin nga futbolli

Prishtinë | 14/11/2017 19:42

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë do të zhvillojë sezonin e fundit në karrierë.

Legjenda e Chelseat ka konfirmuar se sezoni tjetër me skuadrën amerikan Phoneix Rising do të jetë i fundit në karrierë për të si futbollist.

Drogba që në mars të vitit 2018 mbush 40 vjet ka thënë se në nëntor kur mbyllet sezoni në SHBA do të largohet përfundimisht, transmeton KosovaPress.

“Mendoj se ky do të jetë sezoni im i fundit”, ka thënë Drogba për gazetarët.

“Vjen një pikë në karrierë kur duhet të ndalosh së luajturi futboll. Më duhet kohë që të mendoj për projekte të tjera në jetë”.

Drogba është edhe lojtar edhe pronar i klubit amerikan Phoenix Rising që luan në ligën USL.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress