Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 05:59

​Dortmundit i mungojnë dy yjet për ndeshjen ndaj Interit

Prishtinë | 22/10/2019 16:20

Ditën e mërkurë, Interi do të luajë përballë Dortmundit në Ligën e Kampionëve, aty ku trepikëshi është e vetmja rrugë për zikaltrit.

Borussia Dortmundi do të vuajë dy mungesa të rëndësishme Marco Reus dhe Paco Alcacer të cilët nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Milanos.

Sulmuesi spanjoll është jashtë fushë që nga fillimi i muajit tetor për shkak të dëmtimit në thembër, kurse gjermani që shënoi golin e fitores për 'Milionerët' është me grip.

Dy sulmuesve do t’iu bashkohet edhe mbrojtësi i majtë me përvojë, Marcel Schmelzer, që nuk do të jenë të pranishëm në "Giuseppe Meazza".

Të gjitha shpresat e sulmit tashmë "varen" te Sanço, që duhet të bëjë më të mirën, të zëvendësoj dy makineritë e golave te Dortmundi.

Gjithashtu edhe skuadra e Antonio Contes ka dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, pasi Sançez dhe Sensi nuk janë gati.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress