Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:50

​Dortmundi pa Reusin ndaj Tottenhamit

Dortmund | 12/02/2019 15:47

Një mungesë e madhe për skuadrën gjermane në prag të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Derisa te Tottenhami mungon Harry Kane për shkak të lëndimit, më mirë punët nuk i ka as Borussia Dortmund, që në ndeshjen ndaj Spurs do të paraqitet pa yllin e saj Marco Reus.

Reprezentuesi gjerman është lënduar javën e shkuar në sfidën e Kupës së Gjermanisë përballë Werder Bremen dhe nuk ka udhëtuar me ekipin drejt Londrës.

“Ne donim që ta kishim Reusin me vete në Londër, pasi prezenca e tij në fushë do të ishte një plus i madh për ekipin, por lëndimi që ka pësuar ia pamundëson të luajë në këtë takim”, ka deklaruar për mediat, zyrtari dhe ish-futbollisti i këtij klubi, Sebastian Kehl. Reus që gjatë karrierës së tij është përballur me shumë lëndime, këtë sezon po kalon një formë shumë të mirë edhe për faktin që ka pasur fat duke mos u lënduar.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress