Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 27.07.2017 08:36

​Donnarumma nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani

| 20/03/2017 16:09

Portieri i talentuar i Milanit dëshiron të qëndrojë në San Siro.

Gianluigi Donnarumma kërkon t’i qëndrojë besnik Milanit. Pas dashurisë që shfaqi për stemën e Milanit në San Siro, 18-vjeçari konfirmon se dëshira e tij është të mbetet pjesë e kuqezinjve, transmeton KosovaPress.

“Unë shpresoj të qëndroj, sepse jam një milanist. Për rinovimin e kontratës do të mendojë menaxheri im”, ka deklaruar Donnarumma.

Pikërisht këtu qëndron problemi, te menaxheri Mino Raiola, i cili kërkon të kontratë të majme për 18-vjeçarin, i cili kërkohet nga klube të mëdha, veçanërisht nga Juventusi, që e konsideron pasuesin e Buffon.

E ardhmja e Donnarummas pritet të vendoset në muajt në vazhdim, kur do të kuptohet edhe nëse Milani do të bëhet me pronarë të rinj, apo Silvio Berlusconi do të mbetet në krye të gjigantit italian. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress