Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:11

​Donnarumma: Kemi grup të mirë, jemi të gatshëm për Interin

| 20/09/2019 09:03

Portieri i Milanit Gigi Donnaruuma ka thënë se janë gati për të bërë më të mirën kundër Interit.

Milani ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit nën urdhrat e trajnerit, Marco Giampaolo.

Ai ka thënë se kanë grup të mirë dhe do të bëjnë më të mirën në krye ndeshjen e javës, transmeton KosovaPress.

“Kemi grup të bukur. Me trajnerin e ri kemi disa probleme në fillim, por jemi duke punuar mirë. Kemi fituar dy nga tri ndeshjet e fundit, nuk kemi luajtur mirë, por fitoret janë duke na kthyer në vendin e duhur. Ky derbi na jep energji dhe emocion. Samir është portier i mirë, më pëlqen si e sulmon topin dhe ia dimë të gjitha kualitetet”, deklaroi ai.

Interi do të ndeshet me Milanin këtë të shtunë në ora 20:45.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress