Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:20

​“Do të transferoja Sarrin në Real”

Madrid | 12/11/2019 15:42

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon ka thënë se do të transferonte Maurizio Sarrin në Real Madridit.

Në fillim të sezonit Zidane ishte afër shkarkimit dhe kërkohej zëvendësimi, por tekniku francez arriti t’i rikthejë “los blancos” në formë.

Calderon tha se Sarri e ka treguar nivelin e tij te Napoli edhe Chelsea dhe të njëjtën gjë po e arrin te Juventusi, andaj do të ishte trajneri i duhur për Realin, transmeton KosovaPress.

“Ka dëshmuar se është shumë i mirë te Napoli dhe Chelsea, besoj që Juventusi ka bërë vendimin e duhur. Juve do të fitojë një tjetër kampionat dhe do të jetë kandidat kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve. Të gjitha klubet e mëdha dëshirojnë një trajner të tillë”, deklaroi ai.

Reali është në formë të shkëlqyer pasi janë në vendin e dytë në tabelë me 25 pikë, po aq sa ka edhe rivali i përjetshëm Barcelona.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress