Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.01.2018 12:27

​​Djali i David Silvas në luftë për jetën

| 03/01/2018 22:24

Mesfushori spanjoll ka zbuluar arsyen pse ka munguar në këtë periudhë.

David Silva ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Manchester Cityt para se të kthehej mbrëmë në fitoren ndaj Watfordit 3:1.

Pas ndeshjes trajneri Pep Guardiola i ka dhënë leje që sërish të kthehet te familja dhe të vazhdojë të kujdeset për familjen.

E vërteta është se guraja e Silvas, ka lindur një djalë para kohe dhe foshnja është duke luftuar për jetën dhe David është lejuar nga klubi t’i qëndrojë pranë familjes në këtë periudhë shumë të vështirë për ta.

Silva përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar për gjendjen e të birit të tij.

“Dua t’u falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe lutjet që kam marrë në javët e fundit dhe një falënderim të veçantë, për bashkëlojtarët, menaxherin dhe gjithë klubin që kanë pasur mirëkuptim për situatën time”.

“Gjithashtu dua të tregoj për lindjen e birit tim Mateo, i cili ka lindur shumë para kohe dhe është duke luftuar nga dita në ditë së bashku me ndihmën e stafit mjekësor”, ka shkruar Silva.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress