Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 11.12.2018 12:13

​Distria Krasniqi fiton të bronztën në Budapest (FOTO)

Prishtinë | 10/08/2018 17:22

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të Budapestit.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, i cili edhe ka uruar Krasniqin për këtë sukses, përcjell KosovaPress.

Njoftimi i plotë i Kukës:

Medalja e parë e Disit në ciklin kualifikues në kategorinë 48 kg!

Për medalje mposhti belgen Ana Jura kurse sot drejt medaljes mposhti hiç më pak se Kampionen Olimpike!

350 Pikë drejt Tokyo 2020!

Urime Disi

Grand Prix Prix në Budapest Kupa Botërore e ku Kosova po merr pjesë me tri garuese!

Fjolla Kelmendi humbi në luftën e parë kurse të dielen garon Loriana Kuka në kategorinë 78 kg. /KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress