Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:16

​Di Francesco arrin marrëveshje me Sevillan, mungon vetëm zyrtarizimi

Prishtinë | 20/05/2019 22:42

Ish-trajneri i Romës, do të ulet në stolin e skuadrës andaluziane.

Sevilla e ka mbyllur sezonin në vendin e gjashtë në La Liga, duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për të dytin vit radhazi.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit të bëjnë sërish ndryshime të trajnerëve, ku drejtori sportiv ka zgjedhur ish-trajnerin e Romës, Eusebio Di Francescon.

Italiani që ka punuar me Monchin te Roma ka pranuar kushtet që i janë ofruar nga Sevilla dhe në ditët në vijim do të zyrtarizohet si trajner i ri i skuadrës.

Di Francesco ishte shkarkuar nga posti i trajnerit të Romës në muajin mars, pas rezultateve të dobëta që ka pasur ekipi gjatë këtij stinori.

Ndërkohë ai me Sevillan do të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, për një eksperiencë të re në futbollin spanjoll.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress