Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 23.04.2018 07:14

​Dembele kthehet nga lëndimi

| 03/01/2018 13:24

Më në fund vjen momenti i rikthimit në fushë për talentin francez.

Barcelona ka konfirmuar që Ousmane Dembele është i gatshëm për të luajtur, pas mungesës prej tre muajsh për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në muajin shtator ndaj Getafes.

Dembele këtë verë iu bashkua Barcelonës nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro dhe është paraparë të jetë zëvendësuesi i Neymar, por lëndimi i rëndë nuk e ka lejuar të shfaqë vlerat e tij në skuadrën katalanase, transmeton KosovaPress.

“Rikthimi i Ousmane Dembeles në fushë po afrohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

“Në fakt, të martën ai ka marrë lejen e mjekëve të klubit dhe tani trajneri Ernesto Valverde mund të llogarisë në të”.

Dembele ka luajtur në dy ndeshje me Barcelonën para se të lëndohej. Ndaj Espanyolit në La Liga dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve. /KosovaPress/ 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress