Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 25.03.2019 07:43

​Dembele i pafat, lëndohet përsëri dhe do të mungojë për një muaj

| 14/03/2019 14:06

Sulmuesi i Barcelonës ka pësuar një tjetër lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lyonit.

Barcelona triumfoi një natë më parë ndaj Lionit me shifrat 5-1, duke siguruar kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, fitorja duket se e ka pasur një çmim dhe ai është lëndimi i Ousmane Dembele.

Sulmuesi francez, ka pësuar një tërheqje muskulore në ato pak minuta që u aktivizua dhe do të mungojë një muaj.

Kësisoj, Dembele mund të humbasë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Barcelonën.

Temat:
Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress