Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 22.10.2019 07:29

​‘De Ligt u transferua në Juventus për të fituar më shumë para’

| 20/09/2019 09:13

Shefi i Barcelonës, Oscar Grau beson që qendërmbrojtësi, Matthijs de Ligt është transferuar në Juventus për të fituar më shumë para.

Grau tha se i kanë bërë ofertë holandezit, por atij i interesonin më shumë paratë, transmeton KosovaPress.

“I kemi bërë një ofertë, por preferoj të transferohet në Juventus, aty ku taksat italiane e lejojnë të fitojë më shumë para”, deklaroi ai.

Grau gjithashtu foli edhe për yllin e PSG-së, Neymar.

“Kemi bërë një ofertë të madhe për të. Klubi bëri dy oferta, njërën duke përfshirë një lojtar dhe tjetrën duke ofruar vetëm para. Mirëpo, PSG nuk ishte e gatshme për ta shitur”, deklaroi ai.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress