Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.06.2019 12:28

​De Jong u dëmtua në ndeshjen e kampionatit, agjenti zbulon nëse do të luajë kundër Juventusit

Prishtinë | 15/04/2019 14:38

Frenki De Jong, mesfushori i Ajaksit është në listën e të grumbulluarve, në ndeshjen e kthimit që skuadra e tij do të luajë në Torino ndaj Juventusit.

De Jong në ndeshjen me Exelsiorin, ka dalë nga fusha në minutën 28-të të sfidës, për shkak të dhimbjeve që ai kishte në kofshën e djathtë.

Agjenti i tij, Ali Dersum, ka sqaruar gjithçka para mediave, duke thënë: “Ai u ndal si një masë paraprake. Frenki ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë, por nuk ndjeu në asnjë moment dhimbje të forta. Ishte thjesht frika që të mos shkaktohej më shumë dëm”.

De Jong jo vetëm që do të udhëtojë me skuadrën, por do të jetë gati dhe për një ndeshje të madhe ndaj kampionëve të Italisë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress