Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 09:52

​​De Jong: Iu bashkova Barcelonës për të fituar Ligën e Kampionëve

| 12/07/2019 12:33

Frenkie De Jong ka pranuar që i është bashkuar Barcelonës për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ish-mesfushori i Ajaxit ka arritur deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve aty ku u mposhten nga Tottenhami, sezonin e kaluar, transmeton KosovaPress.

“Besoj te Barcelona aq sa besoj te vetja ime, ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve ketë verë, shpresoj që do jemi të aftë të bëjmë atë gjë. E di si është të humbësh në gjysmëfinale dhe nuk dua ta kem atë ndjesi përsëri”, deklaroi ai.

Ai tha se ka filluar ta ndjektë Barcelonën kur kishte nëntë vjeç kur ata e fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2006.

“Fillova ta ndjek Barcelonën kur isha nëntë vjeç, kur ata fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2006, që prej asaj kohe kam shikuar disa lojë që kanë qenë atraktive për t’u shikuar. Nuk dua të krahasohem me Xavin, Iniestan ose Busquets por besoj që kemi një ekip perfekt”, përfundoi holandezi.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress