Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 12:00

​David Luiz: Loja e Burnleyt është anti-futboll

Prishtinë | 23/04/2019 13:52

Mbrojtësi brazilian ka shpërthyer në kritika në drejtim të skuadrës kundërshtare pas ndeshjes së mbrëmshme.

Barazimi 2-2 ndaj Burnleyt në Stamford Bridge nuk u prit mirë nga lojtarët e skuadrës së Chelseat.

David Luiz ishte ndër më të acaruarit, teksa akuzoi në intervistën në përfundim të takimit se kundërshtari luajti anti-futboll duke kritikuar vonesat e shumta të lojës nga ana e lojtarëve të mysafirë.

“Ky është anti-futboll. Vonuan lojën gjatë të gjithë takimit dhe vetëm rrëzoheshin e ndalonin ndeshjen”, deklaroi Luiz. “Të 11 lojtarët ishin brenda zonës së rreptësisë. Është e vështirë të shënosh ndaj një skuadre të tillë. Ata kishin vetëm dy shanse dhe i shënuan. Nuk kishin ardhur për të luajtur futboll”, theksoi braziliani.

Me këtë barazim Chelsea ka mbetur në pozitën e katërt në renditje dhe ende mbetet në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress