Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.10.2018 05:23

​Dani Alves njeriu i trofeve

Prishtinë | 16/04/2018 15:13

Dani Alves është lojtari me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit. Të paktën, në një nivel të lartë, nuk ka njeri tjetër, që të ketë të njëjtin numër medaljesh sa Dani Alves, i cili ka triumfuar në Europë dhe në botë, me ekipe të ndryshme dhe kombëtaren e tij.

Ai ka fituar medalje në Ligën e Kampionëve, në Seria A, në Kupën e Amerikës, në Kupën UEFA. Alves, madje, ka fituar edhe Kupën e Botës, por për U-20. Dhe, në të gjitha kompeticionet, e vetmja medalje ari që i mungon është pikërisht ajo me kombëtaren e madhe të Brazilit, në Kupën e Botës.

Duke fituar titullin e Ligue 1, pas rezultatit 7-1 kundër Monakos, Dani Alves mori trofeun e tretë francez, duke pritur të radhës, nëse PSG triumfon edhe në Kupën e Francës, gjithashtu. Në këtë rast për ish-lojtarin e Barcelonës dhe Juventusit do të bëheshin dyzet suksese të tilla në karrierë.

Champions nuk ka ardhur për të në këtë sezon, por mbrojtësi i datëlindjes 1983 do të luftojë për të sjellë në shtëpi medaljen e kampionit të botës. Brazili është një nga tre favoritët e mëdhenj në tokën ruse.

Eshtë debatuar shpesh se kush është fituesi më i madh në historinë e futbollit, por në nivel të totalit të trofeve të fituar, askush nuk e ka “plamaresin” më të mirë se Dani Alves. Maxwell, Ibrahimoviç, Iniesta dhe Giggs janë ndaluar në kuotën maksimale të 36 trofreve, si dhe ish-legjenda e Liverpool, Kenny Dalglish.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress