Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 08:07

​Dallku: Përkundër problemeve brenda klubit, arritëm një fitore të madhe

Prishtinë | 09/11/2019 15:24

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Llapi.

Prishtinasit fituan me rezultatin e thellë 4:1 në “Zahir Pajaziti”, për të qëndruar në hap me skuadrat që luftojnë për titull.

Pas ndeshjes, Armend Dallku, ka konfirmuar problemet e brendshme të Prishtinës.

Madje, mungesat e sotme ishin shkak e problemeve, bëri të ditur trajneri vushtrrias.

“Përkundër mungesave që erdhën si rrjedhojë e problemeve të brendshme të klubit, skuadra bëri sot një paraqitje fantastike”, deklaroi Dallku për SSK.

“Skuadra ka reaguar në mënyrë shumë të mirë pas humbjes në shtëpi nga Feronikeli”.

“Nuk e lejuam Llapin të na rrezikojë pothuajse asnjëherë, në përjashtim të të golit i cili ishte individual”, shtoi mes tjerash ai.

Përkundër problemeve, një trajner me karakter të fortë si Dallku, po ia del shumë mirë të mobilizojë ekipin, që në fakt iu është afruar edhe kreut të tabelës me trepikëshin e marrë në Podujevë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress