Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 08.12.2019 07:40

​Coutinho tregon se çfarë i ka thënë Klopp

Prishtinë | 11/09/2019 14:48

Sulmuesi i Bayern Munich, Philippe Coutinho ka pranuar që ka pranuar këshillë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Braziliani ishte i lidhur me një kalim në Premier Ligë si huazim te United ose Tottenham.    

Por, në fund gjiganti gjerman arriti ta huazojë lojtarin për një vit me mundësi blerje.

Braziliani tha se ish-trajneri i tij i ka uruar fat, transmeton KosovaPress.

“Më dërgoi mesazh dhe me uroj fat. Me tha se Bayerni është klub i madh dhe Bundesliga është kampionat i mirë”, deklaroi ai.

Në fund ylli brazilian tha fjalë të mira për teknikun gjerman duke e cilësuar si një ndër trajnerët me të mirë në botë.

“Është trajner i mrekullueshëm, një ndër më të mirët në botë. Është lider i vërtetë. Kam mësuar shumë nga ai, sidomos nga ana psikologjike. Gjithmonë i gjen fjalët e duhura para dhe gjatë ndeshjes, në mënyrë që të rikthehesh në formën e duhur. E ka ndryshuar Liverpoolin dhe i ka bërë të fortë përsëri, ishte nder i madh të punosh me të”, deklaroi ai.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress