Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:11

​Coutinho i lumtur në Premier Ligë

| 14/11/2017 14:50

Futbollisti brazilian po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Philippe Coutinho ishte pranë largimit nga Liverpooli këtë verë, por me insistim të trajnerit Jurgen Klopp, ai mbeti pjesë e “The Reds”, të paktën deri në përfundim të këtij stinori.

Ai tani ka ndryshuar mendim dhe thotë se është i lumtur në Angli, transmeton KosovaPress.

“Jam duke luajtur në njërën prej ligave më ë forta në botë dhe ky është një nder për mua”, ka thënë Coutinho për gazetën Marca.

“Jam shumë i lumtur, por tani fokusi im është vetëm për kombëtaren braziliane dhe pasi të kthehem në Angli do të mendoj vetëm për Liverpoolin”.

“Momentalisht jam shumë i lumtur me jetën këtu”, ka shtuar ai. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress