Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 02:36

​Coutinho edhe më pranë Barcelonës

| 03/01/2018 14:11

Ylli brazilian pritet t’i bashkohet gjigantit katalanas gjatë janarit.

Philippe Coutinho te Barcelona, marrëveshja është shumë afër.

Tanimë edhe te Liverpool janë pajtuar me faktin që lojtari kryesor i tyre do të largohet.

El Mundo Deportivo shkruan se klubi anglez tashmë është i hapur për të nisur bisedimet me katalanasit, për një shumë rreth 150 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Barcelona është gati të paguajë menjëherë 110 milionë euro, ndërsa 40 milionë te tjera si bonuse.

Coutinho ka qenë pranë transferimit në Camp Nou edhe gjatë verës, por Liverpooli nuk e kishte lejuar largimin e tij, duke refuzuar plot tri oferta nga Barcelona. /KosovaPress/

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress