Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 11.12.2017 12:15

​​Courtois lë Chelsean për Realin

| 06/12/2017 19:26

Portieri belg nuk ka pranuar që ende ta vazhdojë kontratën me kampionët e Premier Ligës.

Thibaut Courtois është i gatshëm të refuzojë rinovimin e kontratës me Chelsean për të shkuar te Real Madridi.

Sipas El Mundo Deportivo, interesimi i Realit për të, ka ndikuar që belgu ta shtyjë rinovimin me Blutë, transmeton KosovaPress.

“Los Blancos”, tash e sa kohë janë në kërkim të një portieri, ku përveç Courtois, edhe David De Gea i Manchester United pëlqehet nga drejtuesit e Realit.

Megjithatë trajneri i Chelseat, Antonio Conte është këmbëngulës që ta bind Courtois për ta vazhduar kontratën, duke i ofruar atij edhe një pagë të majme. 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress