Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 08:29

​Correa drejt Milanit

Prishtinë | 14/08/2019 15:32

Angel Correa është vetëm një hap larg firmës me Milanin. Sipas spanjolles “AS”, menaxheri i 24-vjeçarit do të zbarkojë sot në Milano për të diskutuar detajet e kontratës me drejtuesit kuqezi.

“Djalli” është gati të shpenzojë 40 milionë euro për kartonin e futbollistit, ndërsa Atletico Madridi kërkon 55 milionë.

Udhëtimi i Augustin Jimenez në Milano do të shërbejë për një zgjidhje të ndërmjetme për shifrën 45 milionë euro.

“Los Cochoneros”, që zotërojnë kartonin e Correas, janë shumë afër blerjes së Rodrigos nga Valencia për 60 milionë euro (valencianët do ta zëvendësonin me Andre Silvan për 25 milionë euro).

Correa, me këto zhvillime me efekt domino, së shpejti do të vihet nën urdhrat e Giampaolos.

Trajneri kuqezi do të ketë në dispozicion një futbollist të ri shumë energjik, i aftë të luajë në krah, si sulmues i dytë apo si trekuartist.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress