Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.10.2018 04:36

​​Conte kërkon përforcime gjatë janarit

Prishtinë | 02/01/2018 22:49

Trajneri italian nuk është i kënaqur me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Antonio Conte ka thënë se e ka të pamundur të shesë ndonjë nga lojtarët e tij, para se të gjejë përforcimet që ai i kërkon.

Italiani e ka lidhur këtë çështje me raportimet për largimin e David Luiz, me të cilin ai tashmë i ka prishur marrëdhëniet, por më parë Conte kërkon ta gjejë një lojtar që mund ta zëvendësojë brazilianin, transmeton KosovaPress.

“Unë pres që të gjithë lojtarët që kam në skuadër të qëndrojnë këtu dhe të vazhdojnë të punojnë”, ka thënë Conte për gazetarët.

“Nuk kemi fond të mjaftueshëm lojtarësh dhe për këtë arsye nuk mund ta shes apo huazoj dikë, pa blerë paraprakisht”.

“Kjo do të ishte e pamundur, prandaj të shohim nëse fillimisht do të arrijmë të përforcohemi në ato reparte ku ne duam dhe ku kemi nevojë më shumë”, ka përfunduar ai.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress