Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 16.06.2019 07:46

​Conte i motivuar: Me Interin dua të fitoj trofe

Prishtinë | 11/06/2019 23:52

Trajneri italian tregohet ambicioz para se të fillojë aventurën me skuadrën zikaltër.

Antonio Conte kudo që ka drejtuar skuadra ka arritur të fitojë. Fillimisht këtë e bëri me Juventusin e më pas edhe me Chelsean në Premier Ligë.

Tani që është zgjedhur trajner i Interit, ai kërkon t’i kthejë zikaltërit tek trofetë dhe në një intervistë për mediat italiane ka treguar që synimi i tij është të rivalizojë Juventusin për Scudetto qysh në sezonin e tij të parë si trajner i Interit.

“Inter është një klub shumë ambicioz, ku të gjithë punojnë në të njëjtin drejtim, por në tetë vitet e fundit, përveç përjashtimeve të rralla, në Serie A nuk luftohet më për titullin kampion, pasi dominimit të Juventusit”, tha Conte. “Ky Inter është i vendosur për t’i ndryshuar tanimë gjërat, me dëshirën për të qenë më ndryshe dhe më i rrezikshëm. Ne duam të fitojmë së bashku”, deklaroi trajneri i ri i zikaltërve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress