Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 15.09.2019 07:13

​City kërkon zëvendësuesin e Kompany, pëlqehet Maguire

Prishtinë | 20/05/2019 18:44

Kampionët e Anglisë kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen.

Largimi i Vincent Kompany ka lënë një zbrazëtirë të madhe në mbrojtjen e Manchester Cityt, që tani duhet të gjejë një zëvendësues për legjendën e këtij klubit, i cili i dha lamtumirën Citizen pas 11 viteve të kaluara atje.

Sipas The Guardian, Pep Guardiola pëlqen qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire, i cili kishte shkëlqyer një vit më parë me kombëtaren e Tre Luanëve në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rusi.

Por, është çmimi i lartë që i ka vendosur Leicester City lojtarit ai që bën Guardiolan të mendohet, pasi për Maguire ata kërkojnë 75 milionë euro.

Gjithsesi bisedimet pritet të nisin në muajin qershor, ku City shpreson ta ulë sadopak çmimin, në mënyrë që ta transferojë 26-vjeçarin në Etihad Stadium.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress