Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.06.2019 02:16

​Chiellini mbanë në ankth Allegrin

Prishtinë | 15/04/2019 15:32

Mbrojtësi italian është në dyshim për ndeshjen e nesërme ndaj Ajaxit.

Juventusi do të presë nesër Ajaxin në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. “Zonja e Vjetër”, ka marrë një rezultat pozitiv 1-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Amsterdam, shkruan KosovaPress.

Por problem i madh për trajnerin Massimiliano Allegri, mbetet lëndimi i kapitenit Giorgio Chiellini, i cili ende nuk dihet nëse do t’ia dalë të luajë në sfidën e nesërme.

Gjithçka do të vendoset gjatë ditës së sotme kur do të kryhen edhe disa teste para se të kuptohet nëse Chiellini do të luajë nesër apo jo.

Ndërkohë Emre Can është kthyer dhe mund të luajë nga minuta e parë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress