Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:11

​Chicharito 'i hapur ’për të luajtur në MLS

Madrid | 02/12/2019 18:44

Sulmuesi meksikan do të ishte i gatshëm të pranonte një "mundësi" për të luajtur në Shtetet e Bashkuara nëse një e tillë shfaqet në të ardhmen e afërt.

Javier Hernandez që aktualisht luan në Seville ka pranuar se është "i hapur" për të siguruar një lëvizje në MLS, të cilën ai e sheh si një garë që po "përmirësohet" me secilin vit që kalon.

Ndërkombëtari meksikan filloi karrierën profesionale në atdheun e tij me Guadalajara, përpara se të përfundojë një kalim ëndrrash te gjiganti i Premier Ligës Manchester United në vitin  2010.

Jo shumë dihej për sulmuesin e quajtur 'Chicharito’ pas mbërritjes në Angli, por ai shpejt u vendos si një nga golashënuesit më vdekjeprurës.

Hernandez e ndihmoi United të fitojë dy tituj të Premier Ligë para se të kalonte si huazim te Real Madrid në vitin 2014, dhe përfundimisht u largua nga klubi për t'u bashkuar me Bayer Leverkusen.

31-vjeçari u kthye në Angli me West Ham në vitin 2017, ku kaloi dy sezone të plota, por përfundimisht nuk arriti të përsëriste të njëjtën formë që tregoi në Old Trafford.

Më 2 shtator, Hernandez nënshkroi një kontratë trevjeçare me Sevilla dhe që atëherë ka ndihmuar skuadrën të ngjitet në vendin e tretë në renditjen e Ligës, me një gol në emrin e tij nga shtatë paraqitjet.

"Shikoni, unë jam gjithmonë duke menduar për të ardhmen time.  MLS është një ligë që po përmirësohet. Është një mundësi”, tha ai, transmeton KosovaPress.

LA Galaxy është shprehur si një destinacion i mundshëm i ardhshëm për Hernandez, pasi klubi duket se do të plotësojë boshllëkun e Zlatan Ibrahimoviq të lënë në skuadër kur ai bëri thirrje për aventurën e tij në MLS në fillim të nëntorit.

Hernandez është gati të ndjekë gjurmët e bashkatdhetarit Carlos Vela, i cili përfundoi si golashënuesi më i mirë në MLS sezonin e kaluar me 34 gola nga 31 ndeshje.

Tani për tani, ai mbetet i përqendruar në detyrat e tij te Sevilla, e cila është vetëm një pikë larg Barcelonës dhe Real Madridit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress