Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 22.11.2019 08:09

​Chelsea nuk ndalet, fiton ndaj Crystal Palace

Prishtinë | 09/11/2019 16:02

Chelsea ka arritur të shënoj 6 fitore radhazi në Premier League.

Ka vazhduar forma fantastike në kampionat e skuadrës së Frank Lampard që mposhti në Stamford Bridge në një nga derbit e shumtë londinez Crystal Palace me rezultatin 2-0. 

Golat për Chelsea-n u realizuan në pjesën e dytë nga i përhershmi Tammy Abraham dhe lojtari më në formë i bluve në këto momente Christian Pulisic. 

Me këtë sukses Chelsea u ngjit përkohësisht në vendin e dytë në kuotën e 26 pikëve, 1 më shumë se Manchester City që luan të dielën në transfertë supersfidën ndaj Liverpoolit kryesues.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress