Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 18.06.2019 09:47

​Chelsea nuk e ka ndërmend ta lëshoj Sarrin

Prishtinë | 12/06/2019 10:37

Juventusi vazhdon të jetë në pritje të Maurizio Sarrit dhe pasi ka marrë ok-in nga trajneri italian i cili po bën çdo tentativë të mundshme për të marrë lejen e kalimit nga Chelsea dhe për të marrë drejtimin e Juventusit, shpreson ta zyrtarizojë së shpejti.

Megjithatë në orët e fundit një prapaskenë e bujshme vjen nga Anglia. Mediat britanike raportojnë se Chelsea ka bërë një tjetër tentativë in extremis për të mbajtur në skuadër edhe për një sezon trajnerin që fitoi Europa Leaguen, por gjithçka ka shkuar dëm pasi Sarri mezi po pret të kalojë te Juventusi për të nisur aventurën e tij italiane me bardhezinjtë.

Gjithsesi problemi qëndron te fakti se trajnerin kërkon një bonus prej 6 milionë eurosh për 2 vitet që ka në kontratë me Blutë e Londrës ndërkohë që Ambramovich nuk kërkon ta paguajë këtë shifër, ashtu si edhe Juventusi dhe ky është problemi kryesor që kjo marrëveshje të mbyllet sa më shpejt dhe Sarri të nisë një projekt të ri te bardhezinjtë e Juves.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress