Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 18.01.2019 01:32

​Chelsea mposht Newcastle United

Prishtinë | 12/01/2019 20:35

Chelsea nuk ka lëshuar mundësinë që të arkëtojë tre pikë në Premierligë.

“Blutë” e kanë mposhtur në shtëpi Newcastle United, me rezultat 2-1.

Vendasit kaluan në epërsi të parët me golin e shënuar nga Pedro (9’), goli i barazimit erdhi Clark (40’), por është Willian (57’), i cili riktheu epërsinë, duke ia siguruar fitoren klubit të tij.

Lider i Premierligës vazhdon të jetë Liverpool me 57 pikë, ndërsa Chelsea është në pozitën e 4-të me 47 pikë, transmeton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress