Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:54

​​Challandes shpall listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës

Prishtinë | 14/03/2019 18:41

Trajneri i Kosovës ka ftuar 24 futbollistë për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Bernard Challandes, ka publikuar emrat e futbollistëve që do t’i ketë në shërbim për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars.

Për herë të parë pjesë e Kombëtares A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Kombëtares U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në emëroren e Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha.

Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, më 18 mars, në hotel “Emerald”.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress