Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 07:26

​Challandes publikon listën e futbollistëve për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Prishtinë | 08/11/2019 13:18

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Si zakonisht futbollistët e Kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, dersa stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media në hotel “Emerald”.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress